Trump thotë se telefonata e tij me Putinin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe

Picture of INA
INA

13/02/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe, në mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një orë dhe u pajtua me të për fillimin e bisedimeve.

Trumpi njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”.

Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”.

Ai theksoi se pas telefonatës me Putinin, foli edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk u shpreh qartë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në negociatat me Rusinë.

“Mendoj se ata duhet të bëjnë paqe. Njerëzit e tyre po vdesin”, tha Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha aleatëve të NATO-s në Bruksel më 12 shkurt se është “joreale” të pritet që kufijtë e Ukrainës të kthehen në gjendjen e para vitit 2014 dhe se Shtëpia e Bardhë nuk e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë të zgjidhjes për konfliktin.

Komentet e tij ishin goditje ndaj synimeve të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe për ta larguar Rusinë nga të gjitha territoret ukrainase që i ka pushtuar.

Edhe Trumpi tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të ishte “praktike.”

Këto komente janë ndër treguesit më të qartë se si presidenti Trump synon ta përmbushë premtimin e tij elektoral për t’i dhënë fund luftës. Disa ekspertë e cilësuan si strategji të dobët përgatitjen e rrugës për bisedime duke i dhënë kushte të favorshme Rusisë.

Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts, tha për Radion Evropa e Lirë se Ukraina tashmë e ka kuptuar që shpresat e saj për t’u anëtarësuar në NATO nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Por, ajo paralajmëroi se do të jetë çështje edhe më serioze nëse Putini përpiqet ta bindë Trumpin ta zhbëjë deklaratën e NATO-s për “rrugën e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit.

“Putini do ta dëshironte shumë këtë”, tha Shevel, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të pritej mirë nga vendet evropiane të NATO-s.

Rusia e ka nën kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, dhe forcat e saj kanë përparuar në rajonin lindor të Donbasit për muaj të tërë, megjithëse me një kosto të madhe, ndërsa vazhdojnë të godasin objektiva civile në të gjithë vendin.

Hegseth tha se Ukraina duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje, e cila do të mbështetej nga trupa ndërkombëtare, por theksoi se forcat amerikane nuk do të jenë pjesë e asnjë garancie të sigurisë.

Zelensky nuk tregoi ndonjë shenjë zhgënjimi për deklaratat e tyre, duke theksuar se ai dhe Trump diskutuan “mundësitë për ta arritur paqen” dhe “gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi”.

“Ukraina e dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër. Ne do t’i përcaktojmë hapat tanë të përbashkët me Amerikën për ta ndaluar agresionin rus dhe për të garantuar një paqe të besueshme dhe afatgjate”, tha ai në postime në rrjetet sociale.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump “shprehu mbështetje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe zgjidhjen e çështjes me mjete paqësore”.

“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për t’i eliminuar shkaqet kryesore të konfliktit dhe ra dakord me Trumpin se një zgjidhje afatgjate mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tretë këtë muaj dhe diplomacia po intensifikohet para Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt dhe ku Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË