Trump thyen shpresën e vetme të shqiptarëve: Jo më Lotari Amerikane!

0

Ashtu si gjatë fushatës, Trump po bën një lojë të fuqishëm kundër Lotarisë Amerikane e cila çdo vit dërgon drejt SHBA-së mijëra persona nga e gjithë bota.

Por si duket kjo “ëndërr” nuk do të ekzistojë më pasi Trump nuk po heq dorë nga kjo çështje.

Ditën e djeshme në Tëitter, ai ka postuar se si president nuk dëshiron që programi i Lotarisë Amerikane të vazhdojë, duke propozuar sistemin e meritës, raporton albeu.com.

“Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën. Jo me Lotari, Amerika e para”, ka shkruar ai në një postim në Tëitter.

Pavarësisht thirrjeve dhe qëndrimeve të Trump, Lotaria Amerikane nuk varet vetën nga vendimi i tij dhe për këtë duhen të paktën dy vite ose më shumë për t’u pezulluar si program. /albeu.com/