Në një mbledhje të madhe vjetore të konservatorëve në Uashington, ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se amerikanët janë në mes të “një lufte epike për të shpëtuar vendin nga njerëzit që e urrejnë atë”.
“Edhe para se të arrij në Zyrën Ovale, do t’i jap fund luftës katastrofike midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të zgjidhet shpejt”, theksoi Trump, duke shtuar se ai “dakordohet mirë” me presidentin rus Vladimir Putin.
Trump në zgjedhjet e 2020 humbi garën zgjedhore nga presidenti demokrat Joseph Biden. (INA)