Trump: Zhgënjyese nëse Pheniani rindërton zonë të lëshimit të raketave

0

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh dje se do të ishte “shumë, shumë i zhgënjyer” nga sjellja e kreut koreanoverior, Kim Jong Un nëse konfirmohet se Pheniani ka filluar rindëtimin e një zone të lëshimit të raketave.

“Është ende shumë herët për të ditur nëse informacionet mbi këtë çështje, të publikuara nga ekspertët amerikanë bazuar mbi imazhet e marra me satelit, janë të vërteta”, theksoi Donald Trump para gazetarëve.

Javën e fundit, dy liderët dështuan, gjatë një samiti në Vietnam, që të arrinin një marrëveshje qoftë edhe të pjesshme mbi denuklearizimin koreanoverior, duke u bllokuar mbi çështjen e sanksioneve ekonomike që kreu koreanoverior kërkon heqjen e tyre.