Trumpi e nënshkruan zyrtarisht urdhrin për postin e ri të Grenellit

Picture of INA
INA

04/02/2025

Richard Grenell edhe zyrtarisht ka marrë postin e emisarit të ShBA-së për Misione të Posaçme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për emërimin e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në këtë post.

Trump e lavdëroi Grenellin për rolin e tij në në lëshimin në Kaliforni, vendim që u mor për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

“Ric, është njeri i mirë”, tha ndër të tjera Trump teksa nënshkruante vendimin.

Kujtojmë se pikërisht gjatë ditës së djeshme, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell pak ditë para zgjedhjeve i ka reaguar kryeministrit Kurti për një deklaratë që e ka bërë rreth marrëdhënieve me SHBA-në.

Grenell tha se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell.

Ai tha se SHBA-ja ka nevojë për partnerë të besueshëm dhe e ka kritikuar Kurtin se ka ndërmarrë veprime të njëanshme që e kanë destabilizuar rajonin.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

TË FUNDIT

Janevska: Të gjitha paralajmërimet për bom’ba janë të rreme, prindërit të ndjehen të sigurt

Spanja miraton vendimin, ul orët e punës në javë

Egli dhe Gjesti lahen bashkë në dush (video)

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Ferhan Hasani i jep fund karrierës

Sa do të fitojnë pilotët e Formula 1 këtë vit? Ja kush ka rritur dhe kush ka ulur rrogën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË