Trumpi njofton marrëveshje mbi 200-miliardëshe mes ShBA-së e Emirateve të Bashkuara

Picture of INA
INA

16/05/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka njoftuar arritjen e marrëveshjeve me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 200 miliardë dollarësh mes vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë një zotim prej 14,5 miliardë dollarësh mes kompanive “Boeing”, “GE Aerospace” dhe “Etihad Airways”, ndërsa u zotua që t’i fuqizojë lidhjet mes dy vendeve gjatë vizitës së tij disaditore në Lindjen e Mesme.-

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se kompanitë “Boeing” dhe GE Aerospace” kishin pranuar një zotim nga kompania “Etihad Airways” për të investuar 14,5 miliardë dollarë për blerjen e 28 aeroplanëve të prodhimit amerikan, “Boeing 787” dhe “Boeing 777X”, të cilët kanë motorë të kompanisë “GE Aerospace”, raporton gazeta “The Guardian”.

Antonoaldo Neves, shef ekzekutiv i kompanisë “Etihad Airways”, tha muajin e kaluar se kjo kompani planifikon që t’i shtojë këtë vit 20 deri në 22 aeroplanë të rinj në flotën e vet prej rreth 100 aeroplanësh, pasi synon që të zgjerohet në më shumë se 170 aeroplanë deri në vitin 2030.

Lajmi për marrëveshjet miliardëshe erdhi në kohën e kundërthënieve rreth një dhurate që presidenti Trump pritet ta pranojë nga Qeveria e Katarit. Bëhet fjalë për një aeroplan luksoz me vlerë të 400 milionë dollarëve. Presidenti ka thënë se do të ishte budalla, nëse nuk do ta pranonte dhuratën, por kritikët kanë ngritur shqetësime rreth aspektit etik. Disa kanë thënë se kjo paraqet konflikt interesi

TË FUNDIT

Kishte deklaruar se voton “kundër”, çfarë ndodhi sot me Fatmir Bytyqin?

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË