Trupa teatrore “Andon Zako Çajupi” nesërmbrëma në Kumanovë në kuadër të Ditëve të Komedisë

0

Vepra “Doktor Shuster” me aktorët e teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça dhe me regji të Qëndrim Rijanit nesërmbrëmë do të shfaqet në skenën e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë në kuadër të festivalit “Ditët e komedisë”. Kjo vepër ka në role aktorë të njohur si Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritëro Ame, Blerta Belliu, Shkëlqim Jupi, Gloria Nura, Arben Malësia, Nikola Stefanov. Mesazhet që përcjell vepra e Dusan Kovaçeviç e përkthyer nga Timo Flloko , janë komplekse, që nga respekti për të moshuarin, për të vdekurin, te marrëdhënia me Zotin. Komedia e zezë “Doktor Shuster” përmban brenda saj gjithë problematikën e rajonit të Ballkanit. Ndërsa elementi “karrocë” vjen si përkrahje ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe keqardhja është ajo gjë për të cilën ata kanë sa më pak nevojë. Vepra trajton fatit e dy njerëzve, motër e vëlla, të cilët në vitet e tranzicionit nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionet e tyre, motra si pianiste, kurse vëllai si doktor. Të veçuar këta njerëz janë përfaqësues të një kategorie morali që nuk ekziston më, po aq edhe tipa që mbështesin një mentalitet të ri. (INA)

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”-Kumanovë
më dt,13.10.2019 (E dielë) ora 20:00
Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë do të merr pjes me shfaqen “DOKTOR SHUSTER”
Vendi: Shtëpia e Kulturës-Kumanovë
Çmimi : 150 den
Biletat mundë ti rezervoni dhe ti blini tek sporteli i Shtëpisë së Kulturës
kontakt info: 078208443