Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

INA
INA

1 Qershor, 2023

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të Zi.

Në tubim nuk pati fjalime, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe mesazhe të tjera.

Ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi – Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh.

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiq nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe bartësi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiq.

Në qytetin e Nikshiqit sot pritet të mbahet një tubim i ngjashëm.

Rreth një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë dhe rreth dy të tretat i takojnë një dege lokale të Kishës Ortodokse Serbe.

Tensionet me Beogradin janë zbutur ndjeshëm nga koha kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë në vitin 2006, por çështjet e identitetit kombëtar malazez dhe kulturës së përbashkët shkaktojnë ende dilema./rel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

wagner

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre, shpërthejnë luftëtarët e “Wagner”: Tradhtar!

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

INFO

NA NDIQ