​Tudor në rrezik shkarkimi, ky mund të jetë trajneri i ri i Juventusit

Picture of INA
INA

27/10/2025

Pas humbjes së tretë radhazi, pozita e Igor Tudor në stolin e Juventusit është vënë seriozisht në pikëpyetje. Disfata ndaj Lazios në “Olimpico” ka përkeqësuar krizën e bardhezinjve, të cilët më herët kishin humbur edhe ndaj Como-s (2-0) dhe Real Madridit (1-0) në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, ndeshja e radhës kundër Udineses do të jetë shansi i fundit për trajnerin kroat. Në fillim ishte parashikuar që drejtuesit ta gjykonin në katër ndeshjet e ardhshme, por rezultatet negative mund të sjellin një vendim të menjëhershëm.

Tudor, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, kritikohet për mungesë ekuilibri dhe për faktin se ekipi nuk ka një identitet të qartë loje. Ndryshimet e shumta taktike dhe rotacionet në formacion kanë krijuar paqartësi në skuadër.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit kanë nisur të shqyrtojnë emrat e mundshëm për zëvendësim. Në listë gjenden Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino si opsione italiane, ndërsa nga jashtë përmenden Terzic, Rose, Xavi dhe Southgate.

E sigurt mbetet se Thiago Motta, ish-trajner i Juventusit, nuk do të rikthehet. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Tudorit pritet pas ndeshjes me Udinesen.

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË