“Do ta zhdukja fjalën ‘kosovar’ e ‘maqedonas’, ata janë shqiptarë”, Tufa për një Kombëtare

ina-online
ina-online

19/10/2023

Bashkim Tufa ka qenë i pranishëm në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” për të diskutuar rreth Kombëtares shqiptare.

Gazetari i njohur ka kërkuar një Kombëtare të përbashkët, që sipas tij do të ishte më e fortë se skuadra aktuale.

Sipas tij, termat ‘kosovarë’ dhe ‘maqedonas’ nuk duhet të ekzistojnë, pasi në fund të fundit, të gjithë janë shqiptarë.

“Në fakt, shumë vite më përpara kam thënë që ne duhet të kemi një Kombëtare. Sepse mund të kemi një Kombëtare shumë dinjitoze, jo të zhdukim Kombëtaren tjetër. Shqipëria ka shansin më të madh në raport me të tjerët për të bërë një seleksionim dhe për të paraqitur një Kombëtare të shqiptarëve shumë më të fortë se kjo. Shumë më të fortë nëse jemi një. Pati disa debate, që i morëm (lojtarë) Kosovës. Histori koti që sot duken qesharake. Madje do t’i fshija këto ‘kosovarë’. Jo vetëm një Kombëtare, por do të zhdukja dhe fjalën ‘kosovar’, ‘maqedonas’. Ata janë shqiptar. Nuk themi ne ai është vlonjat. Ai është shqiptar në radhë të parë”, ka deklaruar Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ