Tuna ia bën Patrisit atë që nuk pritej kurrë!/FOTO

0

Janë dy nga artistët tanë që për ta çdo ditë flitet, shkruan “Kosovarja”.

Altuna Sejdi dhe Patris Berisha, që nga lidhja e tyre e deri më tani, asnjëherë nuk kanë mbetur të qetë nga media online.

Fillimisht u flit e u përflit për lidhjen e tyre që mundoheshin ta mbanin fshehur, e më pas edhe për shtatzëninë e Tunës, të cilën mundohej ta fshihte ashtu sikurse lidhjen me babanë e fëmijës.

E, ditët kalonin dhe barku i Tunës rritej aq sa të mos mund ta fshihte më ajo.

Dhe në një nga paraqitjet e saj publike Tuna vendosi të tregoj se tashmë ishte në pritje të ëmbël.

Ditët kaluan dhe Tuna e Patrisi u bënë prindër të një fëmije shumë të mirë dhe të shëndetshëm, të cilin e quajtën Tian.