Tuna ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e saj personale në emisionin “The Dalina Show”.
Gjatë intervistës, ajo u shpreh hapur për divorccin e saj me ish-bashkëshortin Patris Berishën, si dhe për vështirësitë e mëdha që ka përballuar si nënë e vetme e dy djemve, Tian dhe Zen.
Tuna rrëfeu se ndarja nuk ka qenë një proces i lehtë, por një periudhë shumë sfiduese dhe emocionuese për të dhe familjen e saj.
Ajo tha se divorçi nuk erdhi si pasojë e një ngjarjeje të vetme, por ishte rezultat i shumë sfidave dhe problemeve që u grumbulluan me kohën, duke e bërë të pamundur vazhdimin e marrëdhënies.
“Ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës sime, por nuk pendohem për vendimin që kam marrë. Përkundrazi, ndihem e fortë dhe e vendosur që tani të krijoj një ambient të shëndetshëm dhe të dashur për fëmijët e mi,” u shpreh Tuna me emocion.
Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte edhe rrëfimi i këngëtares për shtatzëninë e saj të dytë, periudhë në të cilën ajo përjetoi sfida të mëdha emocionale dhe fizike.
Tuna tregoi se kishte shumë pasiguri dhe shqetësime për shëndetin e saj dhe të foshnjës, por që falë mbështetjes së familjes dhe miqve arriti ta kalojë atë fazë me sukses.
“Gjatë shtatzënisë së dytë, kalova shumë momente të vështira, por forcën dhe kurajën e mora nga dashuria për fëmijët e mi dhe nga njerëzit që më mbështetën,” tha ajo.
Tuna theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së një qëndrimi pozitiv dhe të shëndetshëm si nënë, duke u fokusuar në krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe të mbështetur për të rritur fëmijët e saj.
Ajo tregoi se është e vendosur të vazhdojë të punojë për t’u bërë një shembull i mirë dhe për t’u dhënë atyre gjithçka më të mirë që mundet.
Kjo intervistë e sinqertë dhe prekëse nga Tuna u prit me shumë emocion nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e përgëzuan për guximin dhe sinqeritetin me të cilin ndau historinë personale. /Prive By Liberta Spahiu