Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Qa bone” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Bukuroshja nga Maqedonia ka bërë dhe një paraqitje të mahnitshme në videoklip.
Teksti dhe vija melodike e këtij projekti u realizua nga Lum Dakaj me miksim dhe masterizim nga Bigdeal Records.