Turan Rusi dhe amaneti i tij në Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/01/2023

Naser Pajaziti

Veprimtari dhe humanisti i mirënjohur, Turan Rusi u nda nga kjo jetë, por duke lënë shumë amanete dhe mesazhe të mençura.

Nuk mund të mos shkruaj disa rreshta sepse e njoha plakun e heshtur, për të cilin flitej se ai u është gjëndur kurdoherë pranë, njerzëve në nevojë, por barte në vete edhe një histori të dhimbshme me shumë mundime dhe sfida që nga largimi i tij nga vendlindja pas ndjekjes nga pushteti i asaj kohe dhe rrugëtimi i mëtejm në Amerikë nga viti 1970.

E njoha vite me parë në një rast kur kolegu im Beqir Sina nga Nju Jorku më dha një porosi që ta takoj xhaxhin Turan, që kishte ardhur për pushime në vendlindje.

Ishte një takim shumë mbresëlënës nga ku dolën shumë biseda me historitë dhe përditshmëritë tona. Por ajo që më bënte përshtypje ishte kujdesi i tij për të përcjell vetëm mesazhe mirësie, uniteti dhe humanizmi.

Takimi i fundit ishte më shumë se dy vite më parë edhe ate në Aeroportin e Shkupit, ku ai bashkë me djemtë e tij kishte ardhur enkas për një vizitë të veçantë në vendlindje dhe trevat tona.

Vëllezërit Selim, Ilirjan dhe Beni Rusi në shoqërinë e babait të tyre Turhan Rusi edhe kësaj radhe ia kishin mësyer vendlindjes për pushime, por edhe për takime zyrtare e miqësore në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Aeroplani i tyre privat ateroi në kohë në Aeroportin e Shkupit, ku i’u bë një pritje e veçantë nga miqtë e tyre.

Veprimtari dibran ndonëse në moshë që iu kishte afruar gati të 90-ve, ai kishte një memorie dhe rrjedhshmëri logjike në rrëfimin e ngjarjeve, për t’u patur zili.

“Edhe kësaj radhe e vendosëm që të vijmë bashkë me tre djemtë Selimin, Ilirjanin dhe Benin. Atdheu është pjesë e jetës sonë. Po japim kontribute të ndryshme në të gjitha fushat, ekonomike dhe shëndetësore. Kemi arritur me punë të jashtëzakonshme që të edukojmë fëmijët për një dashuri atdhetare të vendlindjes, por të edukuar edhe për një shoqëri të hapur diversitetesh”, thoshte xhaxhi Turani.

Pak ditë më vonë në Prishtinë u dekorua me Medaljen Presidenciale për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por edhe për këtë ai ishte modest duke thënë se mirënjohja e pafund është për heronjtë e kombit që sollën lirinë.

Plaku i mençur dhe i urtë la edhe një amanet duke insistuar që të jetë në rrëfimin e tij që e përgatisja për ta publikuar.

“Dëshira jonë pas veprave që po bëjmë është uniteti kombëtar, gjuha e përbashkët dhe jeta e përbashkët. Duke i djeg ferrat e armiqësisë, të fillojë një jetë e përbashkët vëllazërore shoqërore dhe kombëtare”, ishte amaneti i veprimtarit dibran.

Dhe në fund do të thoja, kujtimi për këtë humanist dhe veprimtar të shquar do të mbetet i pashlyer. Njerëz të tillë si Turani me zëmër të madhe dhe shpirt human, janë të rrallë!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diaspora kroaci

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

IMG_1267

Djaloshi që la Amerikën për të veshur uniformën e policisë së Kosovës

REXHEPI

Rexhep Rexhepi,Mocarti i prodhimit të orëve zvicerane

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

pliizzr

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

treni

Me tren falas për në Evropë, BE dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

INFO

NA NDIQ