Turizmi elitar dhe Tushemishti

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

shkruan: Bardhyl BERBERI/INA

Vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit buzë liqenit ndodhet një nga fshat i vërtetë turistik,Tushemishti me më shumë se 1000 banorë.

Ndonëse jemi në pranverë të gjitha shtëpitë dhe hotelet janë prenotuar nga pushues të shumtit të huaj dhe vendas. Prej vitesh Tushemishti frekuentohet nga pushuesë austriakë, gjermanë, danezë, italianë etj. Janë bukuritë magjikë të Tushemishtit i cili qëndrion mbi ujrta e liqenit dhe mbi burimet e Drinit që burojnë nga Shën Naumi që Tushemishtit si fshat turistik i japin një status të veçantë.

Vilat e bukura dy katëshe me lule erëmira oborret e kalldrëmta dhe ujrat që përshkojnë fshatin mes përmes që kalojnë edhe poshtë shtëpive, kopshtet me mollë dhe fruta të tjera i japin fshatit turistik një pamje te rralle.

Por, Tushemishti kohët e fundit ka filluar të shpërfytyrohet. Kopshtet me mollë buzë liqenit po shiten nga pronarët dhe aty po ngrihen ndërtesa shumë katëshe duke e shpërfytyruar krejt fshatin. Vendalinjtë janë tepër të shqetësuar për shpërfytyrimin që po pëson fshati i tyre por janë të pafuqishëm që ta ndalin. Një burrë i moshuar që e takuam para burimeve të Tushemishtit e që është kryeplaku i fshatit foli me shqetësim për gjitha këto dukuri që po shëmtojnë këtë oaz të perlës shqiptare.

Si ju duket juve si banore e moshuar e Tushemishtit ndërtimi I këtyre pallateve shumë katëshe ?

– Po e shikojmë me keqardhje atë fshat aq të bukur që e kanë zili të gjithë po e mbyt betoni. Rrugët e kalldrëmta janë krejt të shkatërruara nga makineritë e rënda që kalojnë nëpër fshat.

Çfarë ka humbur Tushemishti nga e kaluara ?

– Fshati po humbet pamjen e tij, atë bukuri të vilave dy katëshe me kopshte dhe lule te shumta aq të dëshiruar për të huajtë dhe turistët vendas.

Si do të ndalet kjo rrëmujë betonimi ?

– Skemi fuqi ne të moshuarit që ta ndalim këtë rrëmujë, ne vetëm konstatojmë me keqardhje.

A e dëmton turizmin familjar Tushemishtar kjo dukuri?

– Patjetër, nuk ka shtëpi në Tushemisht që nuk lëshon dhoma me qera për turizëm familjar dhe për turista të huaj që vijnë çdo vit dhe këto ndërtesa shumë katëshe jo vetëm do të prishin atë bukuri dhe intimitet te një fshati turistik. Ka nje problem serioz i tërë plazhi i Tushemishtit ju lëshohet hoteleve në bregun e liqenit dhe Tushemishtarët nuk kanë ku të lahen në liqen, duhet të paguajnë që të lahen!

Por çfarë thotë kryeplaku i fshatit ku përfshihet dhe fshati Tushemisht?

Kryeplaku thotë se është zgjeruar dhe elektrifikuar rruga buzë liqenit. ndërsa rrugët e fshatit do të rishtrohen pasi u dëmtuan gjatë hapjes së kanaleve të ujrave të zeza. Monumenti i Violeta Manushit në qendër të fshatit dhe lokalet luksoze përreth me gatime tradicionale tërheqin vizitorë të shumtë, pasi këtu në këtë fshat janë xhiruar filmat e njohur si ” Zonja nga qyteti“, “Shoqja nga fshati“ dhe “Asgjë nuk harrohet”. Ndërkohë që për ndërtesat shumë katëshe që po ngrihen janë brenda vijës së verdhë dhe vetë pronartë kanë shitur tokat e tyre firmave të ndërtimit të cilat po ngrenë komplekse turistike, unë thotë ai nuk mund të ndal pronarët, që të shesin tokat e tyre që i kanë me tapi!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lumi-vjosa

BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

ksamil saranda

Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro

termet

Tërmet me magnitudë 2.8 në Shqipëri

bajram begaj

25-vjetori i nisjes së operacionit, Begaj: NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin

lista zeze amerikane

A do të ketë non-grata të reja për politikën shqiptare, flet zyrtari amerikan Robinson

rama ambrozia meta

Rama tenton ta prekë në faqe, gazetarja: Mos më prekni më! (VIDEO)

rame lahaj

Festë e madhe sot në Tiranë/ Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut. Çfarë pritet të ndodhë

princ leka elia zaharia

Pas konfliktit me Princ Lekën, Elia Zaharia shfaqet për herë të parë në publik (VIDEO)

Shqiperia AL NATO

Shqipëria 15 vite në NATO

INFO

NA NDIQ