Kompania ajrore kombëtare turke Turkish Airlines njoftoi sot se po anulon fluturimet për në Ukrainë dhe disa qytete në Rusi dhe Bjellorusi.
Masa është e vlefshme deri më 30 qershor të këtij viti.
Turkish Airlines ka anuluar fluturimet për në Ukrainë, qytetet ruse të Soçit, Rostov-on-Don dhe Yekaterinburg, dhe kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
Në një deklaratë u tha se masa u mor në lidhje me mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës për fluturimet civile për shkak të pushtimit rus.