Turner: E rëndësishme që SHBA dhe BE të punojnë bashkë për gjetjen e një zgjidhjeje Kosovë-Serbi

INA
INA

31 Gusht, 2023

Kongresmeni republikan, Mike Turner, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë ka thënë se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.

Turner ka thënë se SHBA duhet të ndihmojë partnerët e saj evropianë që bashkë të gjejnë një zgjidhje bashkë për problematikën mes dy shteteve.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe t’i bëjmë partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Rruga ime këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Mënyra ime ka të bëjë me rajonin”, ka thënë ai.

Turner ka thënë se qëllimi parësor i kësaj vizite është sa i përket raporteve dypalëshe në mes të SHBA-së dhe Serbisë. Gjithashtu ka treguar se me presidentin e Serbisë kanë folur edhe për Bosnjën dhe Kosovën, rreth asaj se në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojë Washingtoni në këto çështje.

Ai ka thënë se besueshmëria e të kontribuarit në këtë proces fitohet me veprime. Turner shton se mënyra se si ambasadori Christopher Hill e shikon problemin Kosovë-Serbi është ajo se si SHBA e mbështet procesin e dialogut të drejtuara nga BE dhe përpjekjen e Brukselit për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhje së bashku.

 “Sigurisht që ka një sërë dispozitash që duhen zbatuar dhe mendoj se, siç sapo thatë, është çështje besueshmërie”, ka thënë Turner.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

monstra

“Monstra”, Aziri: Supremja na dënoi me urdhër të kryeminsitrit Kovaçevski

Nikola-Sanduloviq

Politikani serb: Ja si deshti të më eliminoj Vuçiqi

INFO

NA NDIQ