Turp, turp!

Gazetari Naser Pajaziti ka treguar se si në një komunë në Maqedoninë e Veriut ka mbi 50 për qind me shqiptarë dhe në atë komunë nuk ka asnjë shkollë në gjuhën shqipe, përcjell Syri.net Kosova.

Pajaziti ka thënë se fëmijët shqiptarë në këtë komunë rurale arsimin fillor e ndjekin në gjuhën maqedone.

Postimi i plotë:

Turp, turp ❗️

A e dini se vetëm pak kilometra nga Manastiri i Alfabetit është komuna e Çashkës ku shqiptarët me regjistrimin e fundit dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), por nuk kanë shkollë shqipe.

Fëmijët shqiptarë në këtë komunë rurale arsimin fillor e ndjekin në gjuhën maqedone.

Po, po, në këtë 114 vjetor të Kongresit të Alfabetit, aty s’ka mësim shqip, por “kirilicë” !

Po ashtu, mbi 100 nxënës shqiptarë shkollën e mesme e ndjekin në maqedonisht në komunën e afër të Velesit. Edhe vetëm në një paralele shqipe të gjimnazit të Velesit mbi 70% e lëndëve ndiqen në maqedonisht.

Pra jo në gjuhën amtare që i’a garanton Kushtetuta

Ku ministri i Arsimit është shqiptar, në një Qeveri përplotë ministra e zvkryeministra shqiptarë…

A nuk është i mjerë dhe i dhimbshëm ky realitet, që vret të ardhmen e një fëmije shqiptar të kësaj treve ?!

Çka festoni 22 Nëntorin ?!

Para se të shkoni në Manastir, shkoni dhe shikoni në fytyrë fëmijët e Çashkës !

Çfarë klase politike është kjo që merret me politika ditore dhe interesa meskine, nën maskën e €urointegrimeve ?!

Një ditë do ju zë mallkimi i këtyre fëmijëve !!