Turpërimi në Tiranë, Polonia largon trajnerin Santos: Pritet vetëm zyrtarizimi

Picture of Ina Online
Ina Online

11/09/2023

Pas turpërimit në Tiranë, Polonia vendosi të largojë trajnerin Fernando Shantosh. Aventura e portugezit në krye të stolit zgjati vetëm5 ndeshje në kualifikueset e Euro 2024. Ai u akuzua si fajtori kryesor për rënien e skuadrës, që ka humbur shanset për tu kualifikuar në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental.

Sipas mediave polake, federata e futbollit në Poloni e ka marrë vendimin dhe po punon që zgjidhja e kontratës të realizohet me klas, për ta bërë sa më pak të dhimbshme ndarjen. Për prishjen e marrëveshjes me Shantosh, polakët mund të jenë të paguajnë rreth 320 mijë euro, pagën e dy muajve të mbetur të marrëveshjes me trajnerin.

Në dekadën e fundit, fati i trajnerit luzitan ka qenë i lidhur ngushtë me Kombëtaren shqiptare. Pas fitores historike të Shqipërisë në Portugali, në vitin 2014, Shantosh u emërua në krye të stolit përfaqësueses. Me portugezët ai fitoi dy trofe ndërkombëtarë, Euro 2016 dhe Nations League në vitin 2019.

Shqipëria ndikoi sërish në karrierën e 68-vjeçarit, por në anën e kundërt. Pas sherrit me Kristiano Ronaldon në përfaqësuese dhe dështimin në stolin e Polonisë, kuqezinjtë mund të kenë vulosur pensionin e parakohshëm të Fernando Shantosh.

Trajneri u largua nga aeroporti i Rinasit me kokën të ulur. Dukshëm i zhgënjyer nga rezultati dhe i mërzitur nga shkarkimi. Tifozët shqiptare nuk humbën rastin ta përcillnin, duke i uruar fat në të ardhmen.

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË