Bota Sot: Turpi mbulon futbollin në Maqedoni, Federata përjashton dy klubet shqiptare pasi braktisën ndeshjet

Picture of Ina Online
Ina Online

09/05/2025

Futbollin e Maqedonisë së Veriut e ka mbuluar turpi me vendimet e fundit, shkruan Bota Sot në një shkrim të saj.

Kjo pasi që dy klube shqiptare janë tërhequr nga garat.

Ndërsa sot Federata e Futbollit e Maqedonisë së Vëriut ka ndërmarrë masa disiplinore.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të marrë masa disiplinore kundër klubeve shqiptare Voska Sport AD nga Ohri dhe Gostivari AD për shkak të ndeshjeve të paluajtura në javët fundit të Ligës së Parë.

Voska Sport AD ndëshkohet me zbritje prej 9 (nëntë) pikësh dhe gjobë në shumën prej 25,000.00 eurosh për moslojë të ndeshjes së javës së 29-të në Ligën e Parë.

– Për mosluajtjen e ndeshjes së javës së 30-të, FC Voska Sport merr një gjobë, zbritje prej 9 (nëntë) pikësh shtesë dhe një gjobë në shumën prej 25,000.00 eurosh;

Gostivar AD dënohet me zbritje prej 9 (nëntë) pikësh dhe gjobë në vlerë prej 25.000,00 eurosh për mosluajtje të ndeshjes së javës së 30-të, si dhe me një dënim identik për mosluajtje të ndeshjes së javës së 31-të.

FFM vëren se pasi këto vendime të bëhen të plotfuqishme, ekipet e Voska Sport AD dhe GFK Gostivar AD do të bien në renditjen më të ulët të garave me një ndalim pjesëmarrjeje në sezonin garues 2025/2026.

Për më tepër, FFM thekson se do të përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm për të kthyer/mbledhur fondet e destinuara në shumën prej 150,000.00 eurosh, një shumë parash që Voska Sport AD e mori më 10 prill 2025 përmes skemës së solidaritetit për sezonin aktual 2024/25./Bota Sot

TË FUNDIT

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË