Turqi, ndërpriten shumica e operacioneve për kërkim- shpëtim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Pesëmbëdhjetë ditë pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, autoritetet turke njoftuan se kanë ndërprerë shumicën e operacioneve për kërkim- shpëtim. Ekipet janë përqendruar në dy provinca atë të Kahramanmarash dhe Hataj. Së fundmi të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat gjatë të shtunës, 296 orë nga tërmeti. Një çift dhe fëmija i tyre 12 vjeç kishin mbijetuar shumë ditë nën rrënoja, por fatkeqësisht fëmija ndërroi jetë më vonë. Të mbijetuarit rrëfejnë për momentet e tmerrit.

“Mendova se ishte apokalipsi, u përpoqëm të dilnim. Nuk mund të dilnim. E ndjemë se shtëpia po rrënohej, aty ishin edhe fëmijët, i thashë ik në cepa, fshihu bir. Por nuk mundëm të shpëtonim, u rrëzuam para derës. Kam humbur burrin dhe dy djemtë. Vajza ime nuk ishte në shtëpi në atë kohë, ishte në spital. Nuk kishte asnjë lajm të keq prej saj, por as një lajm të mirë”, deklaroi Cigdem Guler- e mbijetuar nga Hataj.

“Isha në tronditje të madhe. Nuk mund të lëvizja, nuk mund të bëja asgjë. Gjëja e parë që mbaj mend është të bërtas ‘a dëgjon dikush zërin tim? Mund të me dëgjosh?’ duke më goditur dorën në tokë. Por nuk më kujtohet nëse kjo ndodhi dy orë më vonë apo tre orë më vonë, sepse atëherë isha pa ndjenja”, tha Bekir Yildirim- I mbijetuar, Gaziantep.

Numri i fundit i vdekjeve në Turqisë tani është 40,689 pasi u raportuan 47 vdekje të tjera, me numërimin kolektiv në të gjithë Turqinë dhe Sirinë që është rritur në të paktën 46,530. Përveç objekteve të reja, tërmeti shkatërroi edhe shumë monumente pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Turqisë. Në qytetin antik të Antakijas, një nga xhamitë më të vjetra në botë është ndër vendet e shumta historike të kthyera në rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. Xhamia Habib Najjar, tashmë pothuajse tërësisht e rrafshuar si ndërtesa të tjera të panumërta, ishte rindërtuar pasi një tërmet tjetër e shkatërroi atë në 1853.

“Kjo rrënoja është këtu për shkak të një gabimi njerëzor. Ata nuk e bënë atë siç duhet. Nëse do ta bënin siç duhet, ata do të qëndronin ende në këmbë. Shikoni ato ndërtesat që janë në këmbë, ato janë ndërtuar drejtë. Ato, jo. Këtu ka shumë vende të vjetra. Për shkak se janë të vjetra, është e pamundur të mos jenë të fortifikuara, sepse janë historike. Historia nuk do të fshihet”, u shpreh Bulent Cifcifli, i mbijetuar.

Për rindërtimin e zonave të shkatërruara duhet një shumë e jashtëzakonshme parash. Një numër i madh shtetesh kanë ndarë ndihma financiare për Sirinë dhe Turqinë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi të dielën 100 milionë dollarë ndihmë për dy shtetet e goditura nga tërmetet. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hënën me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Financimi i fundit e çon ndihmën totale amerikane në 185 milionë dollarë. Organizatat private joqeveritare të SHBA-së kanë kontribuar tashmë 66 milionë dollarë të tjera. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

UNICEF refugjate

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

INFO

NA NDIQ