Turqia bën kthesën, lejon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Picture of Ina Online
Ina Online

10/07/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha të hënën se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është pajtuar t’ia kalojë parlamentit kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin”, tha sekretari Stoltenberg në një konferencë shtypi në Vilnius, në prag të fillimit të takimit të lartë të NATO-s.

Ai refuzoi të jepte një datë se kur do të ratifikohej pranimi i Suedisë nga parlamenti turk.

Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti të hënën pajtimin e presidentit Erdogan që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden tha se shtoi se është i gatshëm të punojë me presidentin Erdogan për të rritur “mbrojtjen në zonën euro-atlantike”.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, duke lënë mënjanë politikat e mos-angazhimit ushtarak, pas agresionit rus në Ukrainë.

Kërkesat duhet të të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe ndërkohë që Finlandës iu dha miratimi në muajin prill, Turqia dhe Hungaria kanë hezituar të miratojnë kërkesën e Suedisë.

Stokholmi ka punuar shumë përpara takimit të lartë të NATO-s në Vilnius, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke i kërkuar Turqisë t’i jap fund kundërshtimit të saj.

Presidenti Erdogan ka thënë se Suedia strehon pjesëtarë të grupeve militante, kryesisht mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët ai i akuzon për organizimin e demonstratave dhe financimin e grupeve terroriste, ndërsa protestat antiturke në Stokholm kanë rritur gjithashtu zemërimin e tij.

Ndërkohë, Suedia ka thënë se ka përmbushur të gjitha kërkesat për të cilat është pajtuar në negociatat me Turqinë vitin e kaluar, duke përfshirë miratimin e një projekt-ligji të ri që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizate terroriste dhe theksoi se liria e fjalës mbrohet në kushtetutën e saj.

Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban tha se Budapesti nuk do të bllokojë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO./VOA

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË