Turqia goditet nga dy tërmete të fuqishëm

0

Mëngjesin e së shtunës Turqia qendrore është goditur nga dy tërmete të fuqishme.

Fillimisht është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.9 në orën 08:00, epiqendra e të cilit ka qenë 90 kilometra në veri të Ankarasë.

Rreth 3 minuta më pas, thuajse në të njëjtën zonë, është regjistruar një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 5.1.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.