Turqia ratifikon protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

0

Turqia ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo u bë e ditur nga ministrja e mbrojtjes Shekerinska e cila ka falenderuar këtë hap të rëndësishëm nga pala turke.

Ndërkohë që krahas Turqisë tashmë kanë nisur procedurat për ratifikim edhe në disa vende të tjera kurse deri në fund të vitit pritet që të gjitha vendet të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit ku edhe Maqedonia e Veriut bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën Veriatlantike.