Turqia rikthen qasjen në Instagram

Picture of INA
INA

12/08/2024

Turqia ka rikthyer qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi në mbarë vendin.

Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit ndaloi qasjen në Instagram më 2 gusht pa dhënë një arsye specifike.

Zyrtarët qeveritarë thanë më vonë se ndalimi u vendos për shkak se platforma e rrjeteve sociale dështoi të respektonte ligjet turke.

“Në bisedimet tona me zyrtarët e Instagramit, ne u siguruam që kërkesat tona do të plotësoheshin, veçanërisht ato në lidhje me aktivitetin kriminal dhe na u premtua se do të punonim së bashku në një mjet për censurimin e përdoruesve”, tha Abdulkadir Uraloglu, Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës.Uraloğlu shtjelloi situatën edhe më tej, duke thënë se platforma “do të vendosë pajtueshmërinë me ligjin turk dhe se në rastet kur ligji shkelet, do të ketë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive”.

Ai shtoi se të gjitha llogaritë në pronësi të organizatave “terroriste” do të ndalohen dhe e gjithë përmbajtja që promovon organizata të tilla do të hiqet, duke veçuar PKK, PYD dhe FETO.

Bëhet e ditur se PKK, ose Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, është një grup i jashtëligjshëm që ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash brenda Turqisë për të krijuar një rajon autonom në Turqinë juglindore.

PYD është një organizatë politike kurde siriane që zyrtarët turq pretendojnë se është një krah i PKK.

Ndërsa, FETO është lëvizja e udhëhequr nga Fethullah Gylen, një ish-aleat i presidentit Recep Tayyip Erdogan, të cilin qeveria e fajëson për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

Ndryshe, Instagram ka më shumë se 57 milionë përdorues në Turqi, një komb me 85 milionë banorë.

Shoqata e Operatorëve të Tregtisë Elektronike vlerëson se Instagram dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale në ditë gjenerojnë rreth 930 milionë lira turke (25 milionë euro).

TË FUNDIT
4 ditë
Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje
4 ditë
Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16
1 javë
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
1 javë
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë
1 javë
Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse ai rizgjidhet President

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

telefon i pare

Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje

iphone 16

Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16

Apple-Watch-1130x635-1

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

openAI

OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

Trump Musk

Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse ai rizgjidhet President

bitcoin

Bitcoin bie nën 56 mijë dollarë

Clearview AI

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

chat-gpt

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

insta-600x360

Instagram së shpejti sjell ndryshimin, ndoshta nuk do ta pëlqeni

INFO

NA NDIQ