Turqia, vendi i parë që më se shumti po dëmtohet nga lufta në Ukrainë

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/02/2022

Nga Mustafë Bajrami

Turqia është shteti i parë që është dëmtuar më së shumti nga konflikti në Ukrainë. E dyta është Gjermania. Gjermania është e dyta sepse fatmirësisht ka siguruar sadopak rezerva, përndryshe do të ishte shumë larg e shumë më keq se Turqia.

Tash: Bilanci tregtar i Turqisë me Rusinë është 8 miliard dollarë, ndërsa me Ukrainën 3 miliard dollarë. Për më tepër, 80% e sasisë së grurit që e harxhon Turqia, vjen prej Rusisë dhe Ukrainës. Rusia dhe Ukraina e mbulojnë 35% të sasisë botërore të grurit. Që i bjen se janë dy superfuqi në grurë.

Nga ana tjetër, Turqia i shet Rusisë 1.4 miliard euro pemë e perime, e nga 24 miliardë euro të hyra të Turqisë nga turizmi, 70% prej tyre janë nga turistët rus dhe të Ukrainës.

Çka është më e keqja, 98% e kamionëve transportues të mallrave të Turqisë dhe Rusisë kalojnë nëpërmes Ukrainës. Pra, për momentin është bllokuar çdo gjë midis dy vendeve. Turqia sapo ka filluar kontaktet me Francën, Spanjën, dhe vende tjera për sigurimin e grurit dhe ka garantuar qytetarët se do të subvencionojë këtë sektor dhe nuk do të rritet çmimi i bukës.

Këto janë vetëm shenjat e para të një krize botërore ekonomike që do të shkaktohet nga konflikti në Ukrainë. E nëse i hymë analizave për dëmet që do t’i shkaktohen industrisë evropiane, kur dihet se 55% e burimeve të energjisë Evropa i siguron nga Rusia, atëherë do të kuptohet edhe më mirë gjendja ekonomike katastrofike që do ta mbërthej botën…!

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË