Turqit promovojnë automjetin fluturues, ja si duket?

0

Kompania turke “Bajkar” për prodhimin e dronëve ka promovuar prototipin e automjetit të parë fluturues, që është i pari në Turqi.

Drejtori i kësaj kompanie, Selxhuk Bajraktar theksoi se kompania për më shumë se tetë muaj ka punuar për dizajnin teknik, testimin, detajet dhe prodhimin e këtij prototipi.

Automjeti është pagëzuar me emrin “Cezeri” dhe se pritet të përfundojë në shtator. Ai do të prezantohet në panairin më të madh të teknologjisë ‘Teknofest” në Turqi. Automjeti ka marrë emrin sipas inxhinierit të njohur Al – Jazari që ka jetuar në vitet 1136 dhe 1206. (INA)