Tushi: Krimi ka nxjerrë dhëmbët në familjen shqiptare

0

I ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, Tushi u shpreh se krimi “po përpiqet të na imponojë kundërkulturën e përshtatjes me krimin në shoqëri”.

“Është shumë e frikshme fakti që po mësohemi me krimin e përditshëm. Duhet reagim më i fortë qytetar, ndikim më i fortë i shtetit dhe ligjit, megjithëse unë mendoj se krimi nuk ndryshon nëse merremi vetëm me kriminelin, por çfarë nuk shkon me shoqërinë tonë”, shtoi sociologu.