Tusk nga Shkupi thirrje liderëve të BE-së: Maqedonia bëri pjesën e saj, tani ju bëjeni pjesën tuaj

0

“Vendi juaj ka bërë gjithçka. Kjo është arsyeja se pse kam ardhur në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi do të doja ti bëja ftesë liderëve të Bashkimit Evropian që të bëjnë pjesën e tyre, pasi që Maqedonia e Veriut ka bërë pjesën e saj. Këtë thirrje e bëri presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk gjatë vizitës së sotme në Shkup dhe pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha se nuk ka dyshime në Bruksel për angazhimin politik për sundimin e së drejtës dhe për të luftuar korrupsionin. Tuks nënvizoi se e ka të qartë se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është e vendosur dhe konzistente për sundimin e së drejtës dhe për të luftuar korrupsionin, si dhe për vazhdimin e punës së Prokurorisë Publike Speciale.
Kryeministri Zaev deklaroi se ka njoftuar Tuskun për angazhimin e institucioneve për gjetjen e një zgjidhjeje për ligjin e Prokurorisë Publike dhe prioritetet e tjera.
“Pas dhjetë rekomandimeve pozitive nga KE-ja, pritjet dhe ambiciet tona janë që Këshillin e BE-së më 15 tetor dhe Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor të miratohet vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim, pa shtyerje të tjera”, theksoi Zaev. Tusk gjatë qëndrimit në Shkup takoi edhe presidentin Stevo Pendarovski. (INA)