Tusk sot për vizitë në Shkup, ja agjenda e takimeve

0

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tusk do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë pres konferencë e përbashkët e Zaevit me Tuskun në ora 12:15 në Qeveri. Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor. Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel.