Tusk takon Merkel, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

0

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk është takuar këtë të martë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimin e ka njoftuar vetë Tusk në një postim në Twitter, ndërsa thotë se me kancelaren Merkel ka diskutuar për Brexit, Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor. Takimi i dy udhëheqësve vjen para mbledhjes së Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor. Këshilli Europian do të marrë vendim për negociatat e anëtarësimit me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.