TV21: A po e braktisin shqiptarët Ohrin? (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Shkurt, 2022

Në qytetin e Ohrit nëpër institucionet shtetërore nuk po përdoret gjuha shqipe, as tabelat nuk janë në shqip, madje nuk ka as shkollë të mesme shqipe, raporton TV21 përmes një specialeje për këtë qytet historik.

Profesori Osman Osmani thotë se si rezultat i kësaj, shumë qytetarë janë shpërngulur dhe se në krahasim nga e kaluara numri i nxënësve shqiptarë ka rënë dukshëm.

“Numri i nxënësve ishte shumë më i madh, kishte momente kur numri i kalonte 100, pra 3 ose 4 paralele në gjuhën shqipe që regjistroheshin, por me kalimin e kohës filloi edhe pakësimi i numrave të nxënësve dhe tani kemi 30 nxënës. Ndoshta shkak është shpërngulja jashtë trojeve për një jetë më të mirë. Pakësimi i lindjeve dhe elementi i egjiptianëve pas demonstrative të 81-shës kur filloi numri i nxënësve të pakohet shumica prej tyre u orientuan të mësojnë në gjuhën maqedonase, sigurisht aty kishte gisht edhe shteti”, theksoi profesori Osmani.

Banorët shqiptarë të Ohrit kanë insistuar prej kohësh që në gjimnazin e Ohrit të hapet ta paktën një paralele në gjuhën shqipe, por kanë hasur në vesh të shurdhur.

Esat Asllani shprehet i revoltuar se Marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet në disa qytete ku ka shqiptarë.

“Të gjithë qytetarët janë të revoltuar nga ajo që ndodhi pas Marrëveshjes së Ohrit që kishim të drejta me mbi 20% shqiptarë, ajo nuk u realizua edhe nëpër qytet tjera Ohër, Resnjën, Prilepin na lan anësh, ka shqiptarë të mjaftueshëm dhe numër të mjaftueshëm por nuk na lanë ta kemi gjuhën zyrtare në nivel republikan”, tha Esat Asllani.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Ohër jetonin 2,959 shqiptarë, por se sa kanë mbetur kjo mund të shihet në rezultatet e regjistrimit të vitit që lamë pas./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti vucic

Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

kurti-1

Kurti: Kryetari i komunës së Leposaviqit po qëndron stoikisht

Screenshot_2023-06-04-16-35-55-492-edit_com.android.chrome

Përkujtim për djalin tim të mirë, Luranin

Screenshot_2023-06-04-15-57-30-481-edit_com.android.chrome

Fushata e partive politike bartet në rrjete sociale

afrim-gashi

AlternAtivA: BDI u pozicionua pas Gruevskit

Pendarovski-foto-nga-profili-i-tij-ne-facebook-perdore

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

kavadar

Përmbyten dhjetë objekte pas vërshimeve në Kavadar

mesiq stipe mesic

Mesiq: RMV-të duhet ndihmuar, është e pjekur për hyrje në BE

INFO

NA NDIQ