TV24: Grubi kthehet në punë si profesor i gazetarisë, Osmani në Klinikë, Mariçiq dhe Shaqiri kërkojnë apanazh

Picture of ina-online
ina-online

04/07/2024

Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ali Ahmetit, Artan Grubi pas largimit nga detyra e ministrit rikthehet në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tetovës, aty ku ka siguruar qëmoti vendim pune.

Grubi tregon për TV 24 se i është rikthyer punës së vjetër.

“U ktheva në Universitetin ku jam i punësuar. Ligjëroj në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Gazetarisë”, ka theksuar Grubi.

Edhe Bujar Osmani ka bërë të ditur se do të kthehet në Klinikën për Kirurgji Digjestive. Ministrat e tjerë bashkëpartiakë Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë apanazh.

Ende nuk ka vendosur edhe ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Vetëm ish-ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ka kërkuar apanazh, pasi siç thotë ai ka ardhur nga pozita e drejtorit të “Ujësjellësit” – Strugë si ministër i Arsimit. E meqë posti i drejtorit nuk mund të vihet në pritje, Shaqiri thotë se nuk e ka një punë të vjetër dhe për këtë ka kërkuar apanazh.

Nga kampi i Dimitar Kovaçevskit, vetëm ish-zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, kërkoi apanazh. Ai thotë për TV 24 se kërkesa është për faktin se ka humbur vendin e punës dhe para se të hyjë në Qeveri ka dhënë dorëheqje nga puna.

Krahas Mariçiqit, as ish-kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska nuk ka fituar mandat në Kuvend, por për TV 24 ka thënë se tashmë është kthyer në postin e vjetër në MPB. (INA)

TË FUNDIT
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
9 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
12 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
14 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

ME TE LEXUARA

16 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital
6 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
22 orë
A mund të përdoret neni i 25-të i Kushtetutës amerikane për zëvendësimin e Presidentit Biden?
16 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
22 orë
Osmani: Administrata e Biden ka bërë çmos që unë të jem prezente në aktivitetet e Samitit të NATO’s

LEXO MË SHUMË

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

INFO

NA NDIQ