TV24: LSDM-ja do të votojë kundër Ligjit për Amnisti!?

INA
INA

02/11/2023

LSDM paralajmëron se do të votojë kundër ligjit për amnisti të propozuar nga ministri i Drejtësisë Krenar Loga.

Nga grupi parlamentar i LSDM-së për TV 24 thanë se para fillimit të seancës do të zhvillojnë edhe një koordinim, ku pritet të merr pjesë edhe zv.ministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, e cila ditë më parë, nga Ohri më mënyrë indirekte tha se LSDM është kundër ligjit që në Qeveri e dërgoi ministri i drejtësisë Krenar Loga, për të cilin fillimisht kryeministri Dimitar Kovaçevski dha mbështetje, por më pas paralajmëroi se LSDM-ja do të dorëzojë amendamente.

Ndryshe nga Kovaçevski, disa nga deputetët e LSDM-së gjatë gjithë kohës jozyrtarisht pohuan se nuk do të votojnë.

Nuk dihet se çfarë tronditje do të shkaktojë në Qeveri ky vendim i LSDM-së nëse kjo parti nuk mbështet ligjin për amnisti dhe a do të jetë arsye që Arben Taravari të largohet nga pushteti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi

Xhaferi për kryeministër, Grubi: Vizioni i Ali Ahmetit për barazi në vend po rrumbullakësohet

Palevski palco

Ende nuk dihet sa do të zgjasë procedura e ekstradimit për Ljupço Palevskin

policia

Tetovari e denoncon si të zhdukur bashkëshorten, “u largua nga shtëpia e prindërve të saj”

burgu

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

Bruksel EU BE KE Komisioni-Evropian11

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Talat Xhaferi 2

Talat Xhaferi: Detyrën e kryeministrit do ta kryej me shumë përgjegjësi!

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

INFO

NA NDIQ