Twitter pezullon Gent Cakajn, kjo është arsyeja

0
Propozimi i kryeministrit Rama për emrin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm ka ngjallur jo pak, por shumë debate në arenën e politikës shqiptare, debat i cili është shtrirë deri në Kosovë.
Pas këtij propozimi, Cakaj shtoi në të dhënat e tij në Twitter detyrën e ministrit të Jashtëm, edhe pse nuk ishte dekretuar ende nga Presidenti.
Lajmi u pasqyrua gjerësisht thuajse në të gjitha portalet dhe Cakaj vendosi të reagonte duke e fshirë.
Por nëse do të klikosh sot profilin në Twitter të Cakajt shfaqet një njoftim i cili bën të ditur se profili është mbyllur dhe nuk është më aktiv. Twitter ka ndërhyrë duke ju referuar të dhënave jo të vërteta të vendosura nga Cakaj në profilin e tij.
  1. 1
  2. 2