Twitter pritet t’i lehtësojë kufizimet me reklamat politike

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/01/2023

Twitteri ka bërë të ditur se do të lehtësojë kufizimet në reklamat politike, në përpjekje për të gjeneruar më shumë të ardhura, pas marrjes së platformës nga miliarderi Elon Musk, në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.

Platforma e mediave sociale ndaloi reklamat politike në vitin 2019 pasi shefi ekzekutiv i saj i atëhershëm, Jack Dorsey, deklaroi se arritja e njerëzve me mesazhe politike duhet “të fitohet, jo të blihet”.

Twitteri ka sinjalizuar një ndryshim të kësaj politike, duke njoftuar se planifikon të “zgjerojë reklamat politike në javët e ardhshme”.

Në një postim në llogarinë e sigurisë së Twitter, kompania tha se do të harmonizojë politikën e saj të reklamave me atë të transmetuesve televizivë dhe mediave të tjera.

Në postim thuhet po ashtu se Twitteri do të sigurojë, si me çdo ndryshim politikash, që “qasja për shqyrtimin dhe miratimin e përmbajtjes mbron njerëzit në Twitter”.

Musku kohët e fundit ka rikthyer llogari të diskutueshme, të tilla si ato që i përkasin ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe influencuesin e rrjeteve sociale, Andrew Tate, pavarësisht se fillimisht u zotua se lëvizje të tilla do të gjykoheshin nga një “këshill moderimi i përmbajtjes”.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË