U arrestua në Greqi, si i bastisi bankat dhe lotot emigranti shqiptar në Atikë

Mediet greke kanë nxjerrë detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, i cili akuzohet për vjedhjen e 11 bankave dhe lotove të ndryshme në Greqi.

Newsbeast.gr raporton se shqiptari i bastiste banka greke i maskuar me kapele dhe maskë në fytyrë.

Sakaq mësohet se 42-vjeçari nuk ka qenë i vetëm në “operacionin e boshatisjeve” të bankave në Atikë.

Bashkë me emigrantin shqiptar është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij në krim. Bëhet fjale për një 22-vjeçar me origjinë bullgare./abcnews.al/