U bë baba për herë të dytë, Gold AG zbulon arsyen prekëse përse u fut në sallën e lindjes

Arian Agushi ose i njohur si Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vogëlushin e tij dhe vuajtjet që kalon çdo nënë kur sjell në jetë një fëmijë.

Këngëtari tregoi se u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë pasi ai është fëmijë i vetëm dhe tashmë djemtë do të kenë njëri-tjetrin.

Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër”- u shpreh ai.

“Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani tek djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”- shtoi Ariani.

“Unë jam një djalë që jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992. Nuk kam pasur as vëlla dhe as motër. Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla. Jam krenar tani që i kam”- përfundoi këngëtari.