U dëbua nga Amerika pas 18 vitesh/ 3 fëmijët e mitur bashkohen me mamanë në Shqipëri

0

Dëbimi i shqiptares Cile Precetaj rreth dy muaj më parë u shoqërua me reagime të shumta nga mediat dhe nga shoqata të ndryshme në Amerikë, të cilat nisën një peticion për për rikthimin e saj tek 3 fëmijët e saj dhe bashkëshorti, por pas sukses deri tani.

Është ‘Michronicleonline’, e cila informon se tre fëmijët e mitur të Cile Precetaj janë detyruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të udhëtojnë drejt Shqipërisë, ku do të ribashkohen me të ëmën e tyre.

I dëshpëruar, babai Pete Gojcevic u ka dhënë lamtumirën fëmijëve Megan, Michael dhe Martina. Sonte të miturit do të nisen nga aeroporti i Detroit për në aeroportin e Romës, e më pas do të shkojnë në Shqipëri.

Fëmijët kanë lindur në Amerikë dhe nuk kanë probleme me qëndrimin aty, por do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qëndruar me mamanë, Cile Precetaj. 46-vjeçarja u dëbua në Maj të këtij viti nga SHBA, pasi autoritetet amerikane nuk i dhanë leje qëndrimi. Pas 18 vitesh jetese në Shtetet e Bashkuara dhe pa asnjë rekord kriminal, për shkak të mungesës së dokumenteve u përball me dëbimin nga vendi.

Kur u largua, 46-vjeçares nuk iu dha as shansi për t’i thënë mirupafshim familjes së saj. Bashkëshorti i saj, Pete, është një emigrant jugosllav që ka jetuar në SHBA për 30 vjet dhe ka në pronësi një restorant.