U eliminua në fazën e grupeve, Federata shkarkon trajnerin

Meksika u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës dhe pse grumbulloi 4 pikë, duke u renditur pas Argjentinës (6 pikë) dhe Polonisë (4 pikë) dhe gjithçka u vendos nga golavarazhi ndaj polakve.

Federata Meksikane e Futbollit ka njoftuar se, Gerardo “Tata” Martinez është shkarkuar nga posti i trajnerit, pasi ky eliminim konsiderohet një zhgënjim i madh për këtë përfaqësuese.

60-vjeçari mori postin e trajneri më 7 janar 2019 dhe largohet kështu pas 66 ndeshjesh me 42 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje.

Argjentinasi dhe ish-trajneri i Barcelonës shënoi një rekord negativ, pasi Meksika nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve pas edicionit Argjentinë 1978./ Super Sport

Top Channel