U fol se nuk do të përformojë për shkak problemeve me peshën, reagon Fifi

0

Dje në media qarkulloi një lajm ku shkruhej se këngëtarja e njohur Fifi nuk do të përformonte në natën e dytë gjysëmfinale të “Kënga Magjike” për shkak të problemeve me peshën e saj . Gjithashtu thuhej se Fifi nuk ndihet mirë në lidhje me këtë fakt dhe nuk do të ngjitet në skenë.

Por këngëtarja ka mohuar gjithçka dhe e kontaktuar nga Blitz.al ajo u shpreh se:

“Një gjë të tillë se kam thënë kurrë dhe elhamdulilah jam shumë mirë me shëndetin e do dal si zonjë të këndoj sot në Pallatin e Kongreseve e shoqëruar me 20 kg plus që ndihem krenare me to”.

Pra çdo lajm i publikuar ditën e djeshme është thjesht një trillim i mediave. Fifi do të ngjitet në skenë së bashku me Mc Kreshën për të përformuar një nga këngët pretendente këtë vit: “Psikopatja jote”.

/Blitz.al