“U frikësova shumë për Leo Messin”

0

Leo Messi ua ka futur frikën të gjithëve këtë verë, jo vetëm atyre në Barcelonë.

33-vjecari, përmes një ‘burofaxi’, zyrtarisht ia komunikoi lajmin se dëshiron të largohet nga Barça për një aventurë tjetër, që do të ishte në Premierligë te Manchester City.

Kjo i frikësoi të gjithë, pasi ishin gati të humbnisin më të mirin në histori dhe me këtë rast, s’do të humbiste vetëm Barcelona, por edhe La Liga, futbolli në përgjithësi në Spanjë.

Por, një gjë të tillë nuk e lejoi Barcelona dhe për këtë është shumë i lumtur edhe ishi i Real Madridit, Jorge Valdano.

“Kam pasur frikë se mos do ta shikoja Messin në një kampionat tjetër”, u shpreh ai.

Derisa shtoi për El Transitor: “Mendoj se është një lajm i madh që do të vazhdojë të luajë në La Liga. Është më i miri në botë, jo vetëm për imazhin e tij, por edhe sepse është një kënaqësi ta shikosh të luajë një lojtar të nivelit të tij”.

“A imagjinoj do të në Francë në fund të sezonit? Nuk e di, nuk ia kam idenë. Shumë gjëra mund të ndodhin në një vit dhe shumë do të varet nga presidenti i ri, përveçse nga dëshira e Leos”.

“Nuk e di nëse Premier League, një kampionat shumë i fortë, është një zgjedhje e mirë për të mbyllur karrierën. Në Paris do të ishte më rehat për vitet e fundit të karrierës së një gjeniu”.