U gjet me armë dhe fishekë në makinë, Don Xhoni flet për herë të parë pas shoqërimit në polici

Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka reaguar pas lajmit se është është shoqëruar në Polici mesditën e sotme.

Pasi lajmi bëri xhiron e mediave reperi ka reaguar për herë të parë përmes një video-live në Instagram duke thënë:

“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre.”

Pas publikimit të lajmit, Policia e Kosovës dha edhe një version zyrtar për shoqërimin në e reperit. Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,

Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit” –thuhet në njoftimin e plotë.