U godit 16 herë me thikë, zbardhen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në Britani, policia ishte në dijeni

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Gati dy vite pas vrasjes së një të riu shqiptar një në fermë kanabisi, mediat në Britani kanë publikuar të tjera detaje. Sipas Daily Mail, ka qenë një punonjës i sallës operative që ka dëgjuar në telefon vrasjen e të riut shqiptar Xhovani Pepaj, 25 vjeç.

I riu u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre, pas përplasjeve mes dy grupeve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur më 4 dhjetor 2021, po gjykohen 6 persona.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 vjeç dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç. Ndërsa Nathan Rainforth, 22 vjeç, Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se Stewart përdori telefonin e Pepajt për të telefonuar policine dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Banda u fut në banesë në orën 03:24. Shqiptari fillimisht ka marrë në telefon anëtarët e grupit të tij, të cilët kanë shkuar 10 minuta pas ngjarjes, por nuk u futën dot brenda.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

dritero agolli

“Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin”

be-kufij

Çekia nga sot vendos kontrolle në kufi me Sllovakinë

Foto: Ilustrim

Flet i dashuri i shqiptares që u vra nga burri në Itali: Një herë kam debatuar me Alfredin!

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

INFO

NA NDIQ