U godit nga minibusi, humb jetën 11 vjeçari nga Mitrovica

0

Një 11 vjeçar mbeti pa shenja jete pasi u shtyp në Lushtë të Mitrovicës.

Metro mëson se bëhet fjalë për Xhevat Jusufin, që ishte nxënës në shkollën e Futbollit Lushta.

E pikërisht autobusi i klubit e shtypi 11 vjeçarin. Mësohet se plagë i ishin shkaktuar në kokë.

Sidoqoftë, rastin më herët e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Avni Zahiti foli për aksidentin, por duke mos dhënë detaje të rastit.

Ndryshe, shumë klube kosovare bartin fëmijë me autobusë privatë, e një transport i tillë doli fatal për 11 vjeçarin në Mitrovicë.

Komentet

komentet