U harrua Ilaçi ”Trikafta” për pacientët tjerë me Fibrozë Cistike!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Prill, 2023

Institucionet shëndetësore ende nuk kanë kontaktuar kompaninë për prokurimin e ilaçit “Trikafta”, as nuk diskutohet për planin me të cilin do të marrin ilaçin të gjithë pacientët, tha sot Fiki Gaspar nga Shoqata e Fibrozës Cistike, njofton KlanM.

“Ndjejmë se vdekja e Bllagojçes bëri të mundur sjelljen e ilaçit për 12 pacientët më kritikë, por fatkeqësisht motivimi u ndal këtu. Ata që marrin ilaçin ndihen mirë. Dhe pas një muaji pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit, të cilat gjoja ishin pengesë për miratimin e barit, ne nuk kemi bërë asnjë progres dhe kemi pritur dhe na është premtuar që në një kohë shumë të shkurtër të gjithë pacientët do ta kenë ilaçin trikafta” – tha Fiki Gaspar, shoqata ”Fibroza Cistike”.

“Ka pacientë që u përkeqësohet gjendja vazhdimisht, andaj sa më shpejt të zgjidhet ky problem për të gjithë pacientët aq më mirë, nuk duhet të lëmë të vdesë një pacient tjetër. Sa më shpejt të fillohet me terapinë, sidomos tek fëmijët, ka shumë më tepër progress” – tha Ivana Atanasovska, shoqata ”Fibroza Cistike”.

Në Klinikën e Fëmijëve dhe në Klinikën e Pulmologjisë, sic njofton KlanM, sot nisin ta marrin ilaçin 4 pacientë dhe në vend janë rreth 140 pacientë.

Pacientët me fibrozë cistike e kërkojnë këtë ilaç që prej vitit 2020, prej muajsh kanë apeluar dhe protestuar, duke kërkuar nga shteti që t’u sigurojë ilaçin “trikafta”, i cili përmirëson ndjeshëm shëndetin e tyre. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhelal-svecla

Situata në veri, reagon ministri Sveçla

rron gjinovci

Rron Gjinovci i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

ekspertet ndryshimet kushtetuese caca nikollovska jeton shasivari

Bullgarët, kroatët, malazezët… pjesë e Kushtetutës, nuk hiqet 20% për gjuhën shqipe

evn-fatura

TVSH prej 18% do të rikthehet në fatura, do shtrenjtohet rryma

bujar osmani albin kurti

Osmani do të inicojë një vizitë në Mitrovicë, thirrje për qetësimin e tensioneve

ekspertet ndryshimet kushtetuese caca nikollovska jeton shasivari

Grupi i punës miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës

izet visar mexhiti ganiu

Ganiu dhe Mexhiti në Çarshinë e Vjetër të Shkupit,takuan rininë dhe Esnafin (FOTO)

antoni-blinken

Blinken reagon për situatën në veriun e Kosovës

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

INFO

NA NDIQ