Një 19 vjeçar shqiptar është dënuar me nëntë muaj burg pasi u kap brenda një fabrike kanabisi në Staffordshire të Veriut. Policia zbuloi 188 bimë pasi u futën me forcë brenda pronës. Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë.
Gjatë aksionit policor në dhjetor të vitit të kaluar, 19 vjeçari u gjet i fshehur poshtë krevatit të tij brenda shtëpisë së barit. Avokati i tij tha se 19 vjeçari ishte treguar naiv dhe se kishte ardhur në Britaninë e Madhe me gomone duke rrezikuar jetën për të shlyer borxhet e babait të tij që ishte i sëmurë.
“Ai mbërriti në Britani me gomone. Ai thotë se u largua nga Shqipëria pasi babai i tij ishte sëmurë, kishte hyrë në borxhe dhe ai ishte përgjegjës për borxhin. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin. Ai ishte kamarier para se të largohej.”, tha mes të tjerash avokati për 19 vjeçarin shqiptar. /abcnews.al