U kritikua ashpër për debatin me Julin, Efi i del në mbrojtje Eglës

INA
INA

24/01/2024

Që prej fillimit të edicionit të tretë të spektaklit televiziv “BBVA3”, Egla dhe Juli kanë qenë dy nga personazhet e parë që janë përplasur me njëri-tjetrit dhe shkak për këtë është bërë e zhveshura në sy të banorëve me të brendshme.

Ishte Egla ajo që iu drejtua Julit, duke i thënë se nuk duhet të zhvishej në sy të banorëve me të brendshmet pasi është mungesë respekti. Kjo temë diskutimi nuk është ndalur me kaq pasi pavarësisht se ka kaluar më shumë se një javë nga startimi i programit, dyshja ende vijon të ketë përplasje në lidhje me këtë temë.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, është publikuar një debat i ashpër mes Julit dhe Eglës, i cili kishte degraduar deri në përdorimin e një gjuhe aspak të bukur në ekran, kryesisht nga Egla, e cila kishte përmendur gjithashtu edhe bashkëshorten e Julit.

Ndërkaq, Egla ka kërkuar falje publike në lidhje me gjuhën e përdorur si edhe për faktin se ka përmendur emra të personave që nuk janë pjesë e asaj loje.

Ndërkohë që është kritikuar ashpër nga një pjesë e mirë e publikut, Efi, ish-banorja e BBV2 i ka dalë në mbrojtje aktores. Ajo ka postuar fotografinë e Eglës gjatë programit të mbrëmshëm dhe e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.

Në postimin pasues ajo shkruan: “Jepini mundësi njerëzve kur kërkojnë falje”, referuar kështu faljes që aktorja bëri kundrejt publikut dhe bashkëshortes së Julit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grida duma

Letra e djalit që përloti Grida Dumën

WhatsApp-Image-2024-02-26-at-15.19.55-750x510-1

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, fillojnë afrimet e para mes Silvit dhe Sarës

Screenshot_2024-02-26-13-23-03-443_com.instagram.android-edit

Luiz në detyrën e policit niset në aksion (video)

luiz-ejlli1

Rrezikon deri në 4 vite burg. Ja kur do të japë vendimin gjykata për Luiz Ejlli

stresi

Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

heidi

Heidi për Romeon: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

Gazi Big Brother

Gazi i drejtohet Julit: Je gjak spiuni (video)

Olsi Bylyku

Nuk i del inati – Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin e Big Brother

cako

Alfred Cako:Ja kush do ta fitojë BBV3… reagimi epik i Stresit

INFO

NA NDIQ