U martuan në fshehtësi, publikohen fotografitë nga ceremonia private e Shpatit dhe Selvijes

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, ka kohë që ka bërë me dije se është fejuar me vajzën e cila i’a mori zemrën.

Shpat Kasapi dhe Selvija i kanë dhënë fund beqarisë dhe këtë e kanë mbajtur larg syrit mediatik.

Mirëpo, në medie janë duke qarkullar disa fotografi ku shihen Shpati dhe Selvija në ditën më të rëndësishme të tyre.