U mor peng në Londër dhe kërkuan 400 mijë paundë për lirimin, kush është 30-vjeçari shqiptar

Nertil Buzi i moshës 30 vjeç është personi i cili është marrë peng dhe dhunuar për më shumë se 1 javë nga 7 shqiptarë në Londër siç mësohet për shkak të konfliktit për pazare mbi lëndët narkotike.

Sipas verifikimeve paraprake ai nuk rezulton të jetë një person me të shkuar kriminale e ndërsa dyshohet së në shtetin anglez ushtronte aktivitet të pa ligjshëm.

Sipas informacioneve 30-vjeçari nga Fieri është dhunuar nga 7 shqiptarët brenda një banesë. Disa prej videove i shkonin familjes së tij së bashku me kërkesën për një shumë prej 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë i vëllai ai që ka kryer denoncimin ne polici duke treguar edhe videot e dhunimit.

Më tej autoritetet shqiptare kanë koordinuar punën me britanikët duke inskenuar dhe një dorëzim të kontrolluar të shumës së parave.

Policia ndërhyri në momentin që familjarët po jepnin paratë në një zonë në lindje të Londrës, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe dhe pengun.

Policia ka arrestuar 7 shqiptarët e ndërsa po vijon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë.

Viteve të fundit shqiptarët po dominojnë në tregun e shitjes dhe prodhimit të kanabis sativës në ambiente të mbyllura./OraNews.tv